Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me qëndrimet e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për themelimin e institucioneve të reja.
Hoti ka thënë se LDK-ja ka vullnet të kontribuojë në themelimin e institucioneve, por sipas tij, kjo mund të bëhet vetëm përmes gatishmërisë për kompromis.
“Po i përcjell qëndrimet politike të djeshme dhe të sotme të zyrtarëve të LVV-së. Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis. Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi”, ka shkruar Hoti.
