Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj dhe Përparim Gruda, u përpoqën të hyjnë në sallën e Kuvendit, por dyert nuk iu hapën. Pas kësaj ngjarjeje, Hoxhaj dhe Gruda u kthyen, duke deklaruar se kryetari i partisë, Bedri Hamza, do të japë një deklaratë më vonë.
