**Rënie e Çmimit të Naftës në Kosovë**

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet e reja të derivateve, të cilat do të jenë në fuqi për 24 orët e ardhshme.

Çmimi i naftës ka shënuar një rënie edhe sot. Sipas njoftimit të MINT, një litër naftë do të tregtohet me 1.63 euro, duke shënuar një ulje prej 3 centësh krahasuar me ditën e djeshme. Ndërsa, çmimi i benzinës është vendosur në 1.42 euro për litër.