Ferran Torres është gjithnjë e më pranë largimit nga Barcelona, me destinacion Paris Saint-Germain.
Sipas Fabrizio Romanos, Torres dhe agjenti i tij kanë informuar Barcelonën për vendimin për t’iu bashkuar PSG-së, pas një marrëveshjeje afatgjatë mes palëve, transmeton IndeksOnline.
Tashmë, Barcelona pritet të nisë negociatat me Paris Saint-Germain për shumën e transferimit të futbollistit.
Sulmuesi pati një sezon dinamik me katalunasit, dhe vlera e tij u ngrit në mënyrë drastike pas golit vendimtar në finalen e Botërorit të sivjetëm.
