Marina Vjollca ndan imazhe nga pushimet, pozon me bikini pranë detit.
Moderatorja shqiptare Marina Vjollca po kalon disa ditë relaksi pranë detit.
Ajo ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Facebook disa fotografi nga pushimet, ku shfaqet me bikini, duke pozuar pranë bregdetit dhe duke shijuar momente të qeta nën diell.
“Më në fund e pashë detin me sy për këtë vit”, ka shkruar Marina krahas postimit.
Fotografitë kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ndërsa moderatorja duket në formë të shkëlqyer dhe në humor të mirë gjatë pushimeve të saj verore.
