Real Madridi ka arritur fitoren e dytë në epokën rikthyese të Jose Mourinhos.

Ata mposhtën Ferencvarosin, me rezultat 1-2 duke e vazhduar kështu ecurinë pa humbje që nga emërimi i portugezit.

Pas ndeshjes, “The Special One” foli edhe për rinovimin e kontratës së Vinicius Jr duke u shprehur i lumtur me vendimin e brazilianit për të qëndruar te Reali.

“Më pëlqeu pjesa e parë më shumë se e dyta, gjithmonë duhet të përmirësohemi. Rinovimi i kontratës me Vinícius na gëzoi të gjithëve. Të mërkurën ose të dielën, ai do të jetë shumë më i mirë”, u shpreh Mourinho.

Reali, ndeshjet e radhës miqësore do t’i zhvillojë ndaj Deportivo La Corunas dhe Schalkes./IndeksOnline/