Britney Spears shkroi në Instagram për të ndarë përvojën e saj të sikletshme me Botox dhe i paralajmëroi ndjekësit e saj për pasojat e mundshme të procedurave kozmetike.

Këngëtarja pretendon se qepalla e majtë i është varur pas trajtimit dhe e përshkroi të gjithë përvojën si “të pakëndshme dhe të sikletshme”, transmeton Indeksonline.

Në një postim të premten, më 7 gusht, Spears tha se problemi me sytë kishte zgjatur për rreth katër javë.

Ajo pretendon se mjeku i saj i ka injektuar shumë Botox në zonën e syrit të majtë, duke shkaktuar rënien e qepallës. “Sapo ka filluar të ngrihet dhe të kthehet në normalitet”, tha ajo, duke u thënë ndjekësve të saj, “Kujdesuni për trupin tuaj”./Indeksonline/