Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr.4 në Sarandë, në rrugën “Ismail Qemali”.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dhe dëmtuar gjashtë automjete, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nga ky aksident nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit./TCh