Kombëtarja e Kosovës ka vijuar përgatitjet në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Sllovakisë, duke zhvilluar stërvitjen e radhës me grupin e plotë në dispozicion.
Në seancën e sotme stërvitore janë paraqitur të gjithë futbollistët e grumbulluar, duke konfirmuar gatishmërinë maksimale të ekipit për këtë përballje jetike. Atmosfera në kampin dardan vlerësohet pozitive, ndërsa stafi teknik po punon në detajet e fundit para sfidës, shkruan Indeksonline
Kosova synon një paraqitje të fortë në këtë ndeshje, e cila konsiderohet vendimtare për objektivat e ekipit në këtë fazë garash.
Kujtojmë se përballja ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës do të zhvillohet në Bratislavë, me fillim nga ora 20:45./Indeksonline/
