Dy persona janë plagosur gjatë orëve të para të ditës së sotme, më 4 prill 2026, si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri në një lokal në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.
Të plagosurit, dy meshkuj kosovarë, janë dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për të marrë trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Lidhur me incidentin, një person i dyshuar është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është klasifikuar nga policia si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
