Kryeprokurori Gashi takon drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutojnë për trajnimin e prokurorëve
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, i cili e ka uruar Gashin për marrjen e detyrës së re.
Gjatë takimit, dy bashkëbiseduesit diskutuan çështje thelbësore për sistemin prokurorial. Fokusi ishte te ngritja dhe zhvillimi i vazhdueshëm i kapaciteteve profesionale të prokurorëve, përmes trajnimeve të specializuara.
Qëllimi i këtyre trajnimeve është avancimi i njohurive dhe aftësive profesionale të prokurorëve. Kjo vlen veçanërisht për trajtimin efikas të formave të sofistikuara dhe komplekse të kriminalitetit bashkëkohor.
Gashi dhe Fejzullahu theksuan gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit institucional. Ky bashkëpunim do të ndihmojë në përcaktimin e temave të trajnimeve, duke adresuar sfidat dhe nevojat aktuale me të cilat përballen prokurorët gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.
