Marc Cucurella është një nga përforcimet e mëdha të Real Madridit.

Ardhja e tij pritet të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes, pozitë në të cilën “Los Blancos” kishin çaluar.

Ndërsa gjatë ditës së sotme kampioni i botës kreu testet mjekësore te Reali, ku dhe filloi stërvitjet e para.

Për këtë Cucurella u shpreh i lumtur që është pjesë e “Los Blancos”, duke e cilësuar si një përgjegjsi të madhe dhe një sfidë të re.

“I pashë të gjitha ato netë magjike dhe remontadat në Santiago Bernabéu, dhe të gjitha titujt e Ligës së Kampionëve që ata ngritën. Të jem pjesë e kësaj tani… është një përgjegjësi e madhe, por edhe një sfidë e bukur dhe shumë e rëndësishme”, u shpreh Cucurella.

Spanjolli, pritet që të bëjë debutimin e tij me fanellën e Realit në ndeshjen parasezonale ndaj të sapokthyerit në La Liga, Deportivo La Corunas./IndeksOnline/