Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se vendi ka hyrë në ditën e katërt të bllokadës institucionale, pasi deputetët e shumicës refuzojnë të propozojnë dhe zgjedhin Kryetarin e Kuvendit.
Ramadani theksoi se çdo vonesë e tillë dëmton drejtpërdrejt xhepin e familjeve kosovare.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ai vuri në dukje se ndërsa deputetët e pushtetit vazhdojnë të refuzojnë zgjedhjen e kryetarit, çmimi i naftës ka arritur gati 1.70 euro.
Deputeti i Aleancës u shpreh se ata janë “të gatshëm si gjithmonë” dhe u bëri thirrje kolegëve të tyre “të pranojnë ofertën 6-pikëshe të Aleancës dhe të mos bojkotojnë mirëqenien e qytetarëve”. Ai përfundoi mesazhin e tij me paralajmërimin: “Mbajeni pushtetin, por mos e bllokoni shtetin!”
