Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën pasdite në fshatin Janiqishtë të Malishevës. Nga ky aksident, një 30-vjeçar ka humbur jetën.

Vdekja e tij është konfirmuar nga Policia e Gjakovës.

Autoritetet policore kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota në të cilat ndodhi ngjarja tragjike.