E Shtuna: Mot i Ftohtë me Reshje Shiu dhe Borë në Male
Moti në Kosovë, gjatë ditës së shtunë, do të jetë kryesisht i vranët, shoqëruar me reshje shiu. Në zonat malore pritet të ketë edhe reshje bore.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të variojnë nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 4 deri në 7 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.
