Kryetari i Mitrovicës Jugore, Faton Peci, ka bërë të ditur përmes një videoje se ura e re mbi lumin Ibër, e cila lidh dy anët e qytetit, po bëhet realitet.
Peci theksoi se ky projekt, që ishte një prej zotimeve të tij në zgjedhjet lokale, po konkretizohet me mbështetjen e Qeverisë. Ai shtoi se ura do të ketë një funksion shtesë, pasi në afërsi të saj planifikohet të ndërtohet edhe spitali rajonal i Mitrovicës.
“Sa më shumë ura të ndërtohen në Mitrovicë, aq më shumë do të zvogëlohet vlera dhe rëndësia e pranisë së forcave të panevojshme në Urën kryesore të Ibrit,” ka deklaruar Peci, duke nënvizuar kështu rëndësinë e ndërtimit të infrastrukturës lidhëse për normalizimin e gjendjes në qytet.
