Houthit sulmojnë anije në ngushticën Bab el-Mandab, tre të vdekur
Një anije mallrash u sulmua të martën nga rebelët Houthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, në Ngushticën Bab el-Mandab. Si pasojë e sulmit, tre anëtarë të ekuipazhit humbën jetën.
Lajmi është konfirmuar nga dy burime të rojes bregdetare jemenase, si dhe nga dy zyrtarë ushtarakë. Më herët, burime të sigurisë detare i kishin thënë agjencisë Reuters se një anije mallrash ishte shënjestruar në Detin e Kuq.
