Gjesti i papritur në Argjentinë: Portieri përqafon rivalin pas penalltisë së humbur
Mbrëmë, një prej derbive më të zjarrtë të futbollit argjentinas u zhvillua mes Independientes dhe Racingut. Një përballje që historikisht ka qenë burim tensionesh dhe emocionesh të forta mes dy rivalëve të përbetuar.
Gjatë ndeshjes, vëmendjen e tërhoqi një penallti e humbur nga Adrian Martinez i Racingut, i cili provoi të ekzekutonte një “Panenka”, por pa sukses.
Mirëpo, befasia e vërtetë ndodhi menjëherë pas goditjes: portieri i Independientes, në vend që të festonte, iu afrua Martinezit dhe e përqafoi në shenjë ngushëllimi, duke treguar një anë të pazakontë të sportivitetit.
Për Independienten, ky gjest njerëzor u shoqërua edhe me fitoren, pasi ata triumfuan në derbi me shifrat 1-0, falë golit të shënuar nga Avalos.
Burimi: IndeksOnline
