Barcelona intensifikon përpjekjet për Rodrin

Barcelona synon të finalizojë transferimin e mesfushorit Rodri brenda 24 orëve të ardhshme. Oferta e re e klubit katalanas paraqet disa variante, por qëllimi është të mos tejkalohet shifra prej 70 milionë eurosh, e cila është vendosur si kufiri maksimal për këtë marrëveshje.

Qëllimi kryesor është të pengohet mesfushori të udhëtojë drejt Manchesterit të premten, ditë kur ai pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të nisë përgatitjet për sezonin e ri. Ka shumë gjasa që Manchester City ta lejojë të mos paraqitet, duke qenë se transferimi i tij, edhe nëse nuk finalizohet atë ditë, pritet të konkretizohet shumë shpejt.

Drejtorët sportivë të Barcelonës dhe Manchester City, Deco dhe Hugo Viana, janë në kontakt të ngushtë dhe marrëveshja mund të arrihet në çdo moment.

Barcelona e ka pasur gjithmonë të qartë se nuk do të paguante një çmim të lartë për një futbollist që ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Klubi e konsideron më se të drejtë ofertën prej 70 milionë eurosh, e përbërë nga shifra fikse dhe bonuse për blerjen e mesfushorit. Një nga opsionet e diskutuara është 65 milionë euro si shumë fikse, plus 5 milionë euro bonuse.