Këngëtarja Mimoza Shkodra, e mirënjohur dhe e dashur për publikun shqiptar, shfaqet mahnitëse në një paraqitje të fundit.
Me zërin e saj potent, ajo vazhdon të argëtojë publikun dhe admiruesit e saj në dasma, koncerte dhe evenimente të ndryshme.
Përveç angazhimeve muzikore, Shkodra është tejet aktive edhe në platformat sociale, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, artistja ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi ku paraqitet mjaft joshëse. E veshur me një fustan të gjatë dhe elegant, Mimoza shkëlqen me një pamje plot sharm. (Burimi: IndeksOnline)
