Britney Spears tha se po e merr kujdesin për lëkurën e saj “në duart e veta”, në një video të re në stilin e influencueseve, të cilën e publikoi në Instagram të martën në mbrëmje.
Ylli 44-vjeçar i muzikës pop, i cili më parë kishte treguar se kishte kryer një trajtim Botox-i që nuk kishte shkuar mirë, ndau me 41.7 milionë ndjekësit e saj produktet që përdor për kujdesin e lëkurës, transmeton Indeksonline.
Mes tyre ishte Clinique Moisture Surge Overnight Mask, e cila kushton 47 dollarë, si dhe dy produkte të papërcaktuara nga Chanel.
Spears e mbuloi fytyrën me të paktën një prej kremrave luksozë, ndërsa filmonte veten duke ecur nëpër shtëpinë e saj dhe duke folur para kamerës.
Ajo përdori gjithashtu një masazhues të artë për fytyrën, duke e kaluar nëpër faqe, qafë dhe ballë gjatë gjithë videos.
“E urrej të shkoj te mjekët… Ai Botox-i i keq ma bëri fytyrën lëmsh!!! Tani kam gjetur pajisjet e mia!!! Doktoresha Spears!!! Po sikur të isha vërtet e avancuar, lol”, shkroi ajo në përshkrimin e videos./Indeksonline/

