UBT po u ofron të gjithë të diplomuarve të tij një mundësi të veçantë për të vazhduar rrugëtimin akademik dhe profesional, duke përfituar 30% bursë për studimet Master në UBT.

Në një treg pune që po ndryshon me shpejtësi, avancimi i vazhdueshëm profesional po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Për këtë arsye, ish-studentët e UBT-së kanë mundësinë të rikthehen në universitet për të thelluar njohuritë, fituar specializime të reja dhe zhvilluar kompetenca të avancuara, tashmë me një përfitim të veçantë prej 30% bursë.

Kjo mundësi vlen për programet Master të UBT-së, të cilat përfshijnë disa nga fushat më të kërkuara dhe inovative të tregut bashkëkohor, duke u dhënë të diplomuarve mundësinë të zgjedhin një program që përputhet me profesionin, interesat dhe objektivat e tyre të karrierës.

Programet Master në UBT përfshijnë:

  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
  • FinTech dhe Menaxhimi i Inovacionit
  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
  • Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment
  • Inxhinieri e Mekatronikës
  • Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë
  • Inxhinieri e Trafikut dhe Transportit
  • Inxhinieri e Energjisë dhe Mjedisi
  • Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
  • E Drejta Penale
  • E Drejta Civile dhe Pronës
  • E Drejta Komerciale
  • Gjuhë, Media dhe Komunikim
  • Politika Publike dhe Menaxhim
  • Shkenca Politike
  • Studime të Sigurisë
  • Psikologji
  • Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit
  • Shëndet Publik dhe Menaxhim
  • Biokimi
  • Shkencat Paramjekësore
  • Agrikulturë dhe Mjedis
  • Shëndet dhe Aktivitet Fizik

Përmes programeve të orientuara drejt inovacionit dhe nevojave të tregut, UBT synon që studentët Master të fitojnë jo vetëm njohuri të avancuara akademike, por edhe kompetenca profesionale të aplikueshme në praktikë.

Për ish-studentët e UBT-së, kjo është mundësia për ta vazhduar aty ku e nisën – duke e kthyer përvojën universitare në një nivel të ri profesional.

Regjistrohu sot dhe përfito 30% bursë!