Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Mevlan Shaba, ka reaguar publikisht pas krijimit të disa llogarive false që, sipas tij, po përdorin emrin dhe identitetin e tij pa autorizim.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Shaba ka paralajmëruar ndjekësit që të mos u besojnë profileve që paraqiten në emër të tij, duke theksuar se postimet, komentet apo mesazhet e tyre nuk kanë lidhje me të, shkruan Indeksonline.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë atyre që hasin llogari të tilla që t’i raportojnë si profile false dhe të mos shpërndajnë përmbajtjen e tyre.

Shaba ka deklaruar gjithashtu se çdo përdorim i paautorizuar i emrit, fotove apo identitetit të tij me qëllim dëmtimin e imazhit dhe reputacionit do të dokumentohet dhe do të denoncohet në kanalet përkatëse.

Në fund të reagimit, ish-banori i BBVK ka përcjellë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për personat që, sipas tij, po tentojnë ta dëmtojnë.

“Asgjë nuk më bëni. Unë e di shumë mirë se kush jam, çfarë vlere kam dhe nuk lejoj që veprimet e askujt të përcaktojnë apo të ndryshojnë atë që jam.”

Shaba ka sqaruar se llogaritë false nuk e përfaqësojnë atë dhe ka kërkuar nga ndjekësit që për çdo informacion t’u referohen vetëm profileve të tij zyrtare./Indeksonline/