Sot, sezoni 2026/27 i Superligës së Kosovës në futboll nis zyrtarisht.
Dueli hapës i këtij edicioni do të jetë ai mes Feronikelit dhe Gjilanit, i cili do të nisë në orën 16:30. Feronikeli, i rikthyer në elitën e futbollit kosovar këtë sezon, do të masë forcat me Gjilanin, një skuadër që ka bërë përforcime të shumta.
Ndërkohë, programi i javës së parë vijon të shtunën me dy përballje: Vushtrria kundër Malishevës dhe Drenica kundër Dukagjinit.
Të dielën do të zhvillohen dy duele të tjera: Drita përballet me Llapin, ndërsa Prishtina do të ndeshet me Ballkanin.
Të gjitha këto ndeshje do të nisin në orën 16:30, me përjashtim të përballjes Prishtina – Ballkani, e cila do të zhvillohet në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
