Liridon Fetahaj rikthehet te KF Suhareka

Klubi Futbollistik Suhareka ka zyrtarizuar rikthimin në radhët e veta të futbollistit me përvojë, Liridon Fetahaj.

Në njoftimin e publikuar, klubi theksoi: “Mirë se u ktheve në familjen verdhezi, Liridon! Për ty, Suharekë.”

Fetahaj ishte larguar nga skuadra e Lirisë pasi kjo e fundit nuk arriti të siguronte rikthimin në Superligë.

Së fundmi, KF Suhareka ka pësuar ndryshime në kryesi dhe ka realizuar disa transferime të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

(Burimi: Indeksonline)