Vjollca Haxhiu, konkurrentja e re në ‘Big Brother VIP Kosova 5’?

Përgatitjet për edicionin e pestë të spektaklit ‘Big Brother VIP Kosova’ kanë nisur, duke premtuar sjelljen e fytyrave të reja publike në ekran.

Burime pranë Indeksonline bëjnë të ditur se këngëtarja e njohur Vjollca Haxhiu pritet të jetë pjesë e edicionit të ardhshëm të këtij reality-show.

Sipas të njëjtave burime, marrëveshja mes artistes dhe produksionit është pranë finalizimit.

Pjesëmarrja e Vjollca Haxhiut pritet të jetë një prej surprizave kryesore të këtij edicioni, ndërsa publiku është në pritje të zbulimit të banorëve të rinj.