**Lavrov paralajmëron Serbinë: Pa njohur Kosovën, harrojeni anëtarësimin në BE**
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i ka dërguar një mesazh të qartë Serbisë, duke theksuar se procesi i anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian varet nga dy kushte kyçe.
Sipas Lavrovit, Bashkimi Evropian ka komunikuar qartë me Beogradin për këto dy çështje thelbësore. Serbia, të cilën Moska e konsideron një aleate dhe e cila aspiron anëtarësimin në BE, duhet të plotësojë këto kërkesa për të përshpejtuar rrugën e saj evropiane.
Kushti i parë, siç ka deklaruar Lavrov, është njohja e pavarësisë së Kosovës. Ndërsa kushti i dytë është përafrimi i plotë i Serbisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, veçanërisht në lidhje me qëndrimin ndaj Kremlinit, i cili ka ndërmarrë agresion ushtarak kundër Ukrainës fqinje.
