Galatasaray rinovon interesimin për Leaon, rinis bisedimet me Milanin

Galatasaray ka rinisur bisedimet me Milanin për transferimin e sulmuesit portugez, Rafael Leao. Klubi turk po tenton sërish të sigurojë shërbimet e tij.

Megjithatë, deri në këtë fazë nuk është depozituar ende një ofertë zyrtare për Leaon.

Sipas mediave italiane, Milani fillimisht kishte kërkuar rreth 50 milionë euro, plus 10 milionë euro bonuse. Mungesa e klubeve të gatshme për të paguar këtë shumë ka bërë që drejtuesit e klubit italian të ulin pritshmëritë e tyre financiare.

Interesimi i Galatasarayt për Leaon është rikthyer edhe pas dështimit për të transferuar Gabriel Martinellin, duke e kthyer portugezin në një prej objektivave kryesorë të klubit turk.