Joao Cancelo pritet të rikthehet te Barcelona.
Sipas mediave arabe, mbrojtësi portugez është pranë prishjes së kontratës me Al-Hilalin, gjë që do t’i hapte mundësinë Barcelonës ta rikthejë atë si lojtar të lirë.
Gjatë huazimit të tij sezonin e kaluar, Cancelo kishte shprehur dëshirën për t’u rikthyer te kampionët e Spanjës, pasi ishte një nga lojtarët kryesorë që kontribuoi në fitimin e titullit.
Në sezonin e kaluar, ai regjistroi 23 paraqitje, duke shënuar 2 gola dhe 4 asistime.
