**Alba dhe Toney së bashku, a ka diçka më shumë se miqësi?**
Dy ish-banorët e ‘Big Brother VIP Kosova’ (BBVK), Alba dhe Toney, kanë tërhequr vëmendjen e publikut sot në Instagram.
Në foton e postuar, ata shfaqen së bashku në një ambient luksoz në Prishtinë.
Ajo që e bën më interesante këtë postim është fakti se Alba fillimisht e postoi fotografinë, më pas e fshiu dhe e ripostoi sërish. E njëjta fotografi është publikuar edhe nga Toney.
Ende nuk dihet nëse mes tyre ka diçka më shumë se një miqësi e thjeshtë, por një gjë është e sigurt: ata shfaqen mjaft bukur së bashku.
*Burimi: Indeksonline*
