Portierja kosovare, Florentina Kolgeci ka vazhduar kontratën me klubin turk.
Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra e Amedsportit në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
Kolgeci e njohur si “Tina”, ka vazhduar edhe për një vit te skuadra turke.
Kujtojmë që “Tina” ishte pjesë e disa skuadrave kosovare para se të transferohej në Turqi./Indeksonline/
