Netflix Publikon Dokumentar për Russell Brand-in pas Skandalit të Dhunës
Netflix do të shfaqë nesër, më 13 nëntor, një dokumentar të ri të titulluar “Russell Brand: Open Secret”.
Ky dokumentar trajton ngritjen dhe rënien e komedianit britanik, dhe premiera e tij përkon me dënimin e Brandit me dhjetë vjet e gjashtë muaj burg për përdhunim dhe sulm seksual.
Më 5 nëntor, Brand u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje dhe sulm seksual ndaj tre grave të tjera. Ndërkohë, ai u shfajësua nga dy akuza për përdhunim dhe një për tentativë sulmi seksual të papërshtatshëm. Dënimi me dhjetë vjet e gjashtë muaj burgim iu shqiptua më 9 nëntor.
Sipas njoftimit, dokumentari do të përmbajë dëshmi nga persona që e kanë njohur Brandin dhe pamje arkivore. Ai do t’u ofrojë shikuesve një pasqyrë të jetës dhe karrierës së tij, si dhe të sfondit të hetimit gazetaresk të kryer nga “The Times” dhe “The Sunday Times” në vitin 2023.
Netflix e përshkruan dokumentarin si një rrëfim të udhëtimit të Brandit, nga komedian dhe yll kinematografie në aktivist politik dhe “YouTuber” i njohur për shpërndarjen e teorive konspirative, e deri në një çështje penale që tërhoqi vëmendjen e gjerë të publikut.
(Burimi: Indeksonline)
