E mitur lëndohet rëndë pas rënies nga automjeti në lëvizje në Suharekë
Një vajzë e mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi ra aksidentalisht nga një automjet në lëvizje në fshatin Reqan të Suharekës.
Ngjarja ndodhi më 11 nëntor 2026, rreth orës 14:00. Sipas raportit të policisë, në automjetin që shërbente për transport mallrash ndodhej edhe e mitura, e cila ra aksidentalisht nga mjeti teksa ishte në lëvizje.
Si pasojë e rënies, ajo ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në raportin e policisë theksohet se drejtuesi i automjetit, një mashkull kosovar, po transportonte mallra kur e mitura, gjithashtu shtetase kosovare, ra aksidentalisht nga mjeti. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
