Katër aksidente në Ferizaj brenda 24 orëve, pesë persona të lënduar

Katër aksidente trafiku janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Ferizajt, duke lënë të lënduar pesë persona.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se tre nga këto aksidente kanë rezultuar me lëndime trupore, ndërsa një tjetër ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në të njëjtën periudhë, njësitet policore kanë intensifikuar kontrollet në terren, duke shqiptuar gjithsej 225 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Policia u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë. /IndeksOnline/