Ernest Muçi ishte njëri prej protagonistëve kryesorë në fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës me rezultat 2-0, duke realizuar një gol spektakolar nga distanca.
Pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar foli për paraqitjen e tij, ambiciet në karrierë dhe rëndësinë e fitores për Kombëtaren, në prononcimet pas ndeshjes.
“Jam shumë i lumtur që po tregoj më të mirën. Shpresoj që një ditë të arrij të transferohem në njërën nga pesë ligat më të forta në botë. Ishte një nga golat më të bukur në karrierën time. Shpresoj të shënoj edhe gola të tjerë normal. Shpresoj që Salah të më propozojë te Liverpuli. Është lojtar shumë i zgjuar, ndihem shumë mirë në fushë dhe jashtë, është njeri që bën shumë për ekpin.”, deklaroi Muçi.
Ai foli edhe për gjendjen fizike, duke treguar se këmbën e kishte më mirë pas një ndërhyrjeje të rëndë, ndërsa theksoi se po ndihet gjithnjë e më mirë me bashkëlojtarët në Kombëtare.
Muçi nuk mungoi as me humor, duke thënë se shpreson që Mohamed Salah ta propozojë te Liverpooli. Në fund, ai theksoi se po përjeton një periudhë të veçantë, pasi tashmë ndien besimin e trajnerit, bashkëlojtarëve dhe tifozëve.
“Kam kaluar shumë gjëra për të ardhur në këtë ditë”, përfundoi sulmuesi shqiptar. /IndeksOnline/
