Ish-profesori i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, do të dalë nesër para gjykatës, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve. Seanca e parë gjyqësore ndaj tij është caktuar të mbahet nesër, duke nisur nga ora 09:30.

Krasniqi përballet me akuzën për veprën penale “Ngacmim Seksual”. Aktakuza përfshin deklaratat e katër studenteve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat në këtë proces kanë statusin e të dëmtuarave dhe dëshmitareve.

Njëra prej studenteve ka deklaruar se ish-profesori i kishte bërë asaj propozime të papërshtatshme, duke përfshirë edhe ofrimin e masazhit.