Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka lundruar në Liqenin Akumulues të qytetit, duke theksuar se gjendja e tij ka qenë tejet e rënduar në dy vitet e fundit.

Peci ka bërë të ditur se tashmë janë duke hartuar një plan për liqenin.

“Në dy vitet e fundit, gjendja e liqenit ka qenë tejet e rënduar. Për këtë arsye, së bashku me Klubin e Zhytjes ‘Trepça’, kemi ndërmarrë disa aksione pastrimi. Aktualisht jemi në fazën e hartimit të një plani për liqenin, duke e konsideruar atë si një nga vendet më të bukura në Kosovë, me potencial të madh për zhvillimin e turizmit dhe shndërrimin në një pikë kyçe atraksioni,” ka deklaruar Peci.