Franca ka rifilluar shërbimin ushtarak vullnetar, duke nisur rekrutimin për një program të ri kombëtar. Rreth 3,000 të rinj pritet të fillojnë shërbimin në vjeshtën e ardhshme.

Shërbimi zgjat dhjetë muaj dhe ofron një pagesë prej rreth 800 eurosh në muaj. Interesi ka qenë i lartë, me 3,500 aplikime të regjistruara brenda vetëm një muaji, kështu bën me dije albinfo.ch.

Autoritetet franceze theksojnë se situata aktuale ndërkombëtare, veçanërisht lufta në Ukrainë, ka ndikuar në rritjen e interesit për angazhimin ushtarak.

Tilio, një kandidat 18-vjeçar, shprehet: “Kjo situatë i frikëson të gjithë. E dua vendin tim dhe, nëse do të duhet ta mbroj Francën, do ta bëj pa hezitim.”

Ministria e Forcave të Armatosura synon të arrijë shifrën e 10,000 vullnetarëve deri në vitin 2030. Kjo ndodh rreth 30 vjet pas pezullimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Francë.