Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se Forcat Ajrore të vendit rrëzuan “disa dronë iranianë” gjatë natës, si pjesë e operacioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

Sipas njoftimit zyrtar, avionët luftarakë Typhoon dhe F-35 të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) vazhdojnë misionet mbrojtëse mbi Mesdheun Lindor, Jordaninë, Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Operacionet ajrore mbështeten nga avionët furnizues (tanker) Voyager për rimbushje në ajër, si dhe nga helikopterët Merlin dhe Wildcat të Marinës Mbretërore.

Ministria thekson gjithashtu se masat për mbrojtjen e forcave në rajon mbeten në nivelin më të lartë të gatishmërisë dhe se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me aleatët e saj.