**Synimet Kryesore të Barcelonës: Asllani dhe Vuskovic, por Katalanasit nuk Nxitohën**
Barcelona po shqyrton seriozisht të ardhmen dhe në listën e saj të dëshirave janë shënuar dy emra të rinj dhe mjaft interesantë: sulmuesi kosovar Fisnik Asllani dhe mbrojtësi kroat Luka Vuskovic.
Sipas raportimeve të “Mundo Deportivo”, klubi katalanas i ka nën vëzhgim këta dy talente, të cilët po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre dhe shihen si investime me potencial të madh për vitet në vijim. Këtë e bën të ditur edhe “Gazeta Express”.
Megjithatë, pavarësisht interesit konkret, drejtuesit e Barcelonës nuk duan të nxitojnë. Vendimi përfundimtar për të dy lojtarët është shtyrë, pasi klubi preferon t’i monitorojë nga afër edhe për një periudhë më të gjatë, përpara se të ndërmarrë ndonjë lëvizje zyrtare.
Asllani konsiderohet një profil që i përshtatet filozofisë së lojës së Barcelonës, duke pasur aftësi dhe potencial për t’u zhvilluar në një sulmues të rëndësishëm në të ardhmen. Ai madje po krahasohet me Robert Lewandowskin për nga stili i lojës dhe shihet si një pasues ideal i tij.
Nga ana tjetër, Vuskovic vlerësohet si një “diamant” në mbrojtje dhe një nga talentet më premtuese në Evropë në repartin e mbrojtjes.
Barcelona po tregon durim: dy emra janë shënuar në agjendë, interesi është real, por vendimi përfundimtar do të vijë vetëm në momentin e duhur.
