Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka njoftuar se forcat izraelite kanë goditur një strukturë të madhe petrokimike në Iran. Katz theksoi se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) janë udhëzuar të vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës iraniane “me të gjithë forcën”.
Sipas deklaratës së tij, IDF ka goditur uzinën më të madhe petrokimike të Iranit, e cila ndodhet në Asaluyeh dhe prodhonte rreth gjysmën e petrokimikateve të vendit.
Ky sulm vjen pas një tjetër goditjeje ndaj një objekti petrokimik iranian javën e kaluar. Katz saktësoi se të dyja strukturat, të cilat së bashku janë përgjegjëse për rreth 85% të eksporteve petrokimike të Iranit, janë nxjerrë jashtë funksionit dhe nuk janë më operative.
Ministri izraelit e cilësoi këtë si një goditje të rëndë ekonomike, me një vlerë dhjetëra miliarda dollarëshe, ndaj regjimit iranian. Ai shtoi se industria petrokimike është një motor kyç në financimin e aktiviteteve të Gardës Revolucionare dhe në ndërtimin e fuqisë ushtarake të Iranit.
Lajmi është raportuar nga BBC.
