Grupi Parlamentar i Aleancës ka njoftuar se nesër do të mbajë një konferencë për media. Konferenca do të mbahet në hollin e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 10:00.
Në njoftimin e dërguar mediave nuk specifikohet tema e kësaj konference.
“Të nderuara media, Ju njoftojmë se nesër, me fillim në ora 10:00, Grupi Parlamentar i Aleancës do të mbajë konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës. Ftoheni ta ndiqni”, thuhet në njoftim.
Burimi: Gazeta Express
