Zinedine Zidane nuk e përjashton mundësinë që një ditë të ulet në stolin e Juventusit.

Legjenda franceze, para përballjes Itali – Francë në kuadër të UEFA Nations League, ka folur për mundësinë e drejtimit të gjigantit italian, duke lënë të hapur derën për një aventurë të ardhshme në Torino.

“Do të isha i lumtur të bëhesha trajner i Juventusit një ditë, po. Do të më pëlqente. Por në futboll askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, është shprehur Zidane.

Këto fjalë kanë rikthyer në vëmendje lidhjen e veçantë të francezit me Juventusin, fanellën e të cilit e veshi gjatë periudhës 1996–2001, përpara transferimit te Real Madridi.

Zidane, i cili shkroi histori edhe si trajner i Real Madridit, nuk e fsheh dëshirën për t’u rikthyer një ditë në Torino, kësaj radhe në rolin e trajnerit./Indeksonline/