Ministria e Mbrojtjes ka shpallur fituesin e kontratës për mirëmbajtjen dhe furnizimin me pjesë për automjetet IVECO Astra, të cilat përdoren nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera e parashikuar e këtij prokurimi ishte 170 mijë euro, ndërsa kontrata është dhënë në vlerë prej 133,568.10 euro.

Fitues i kontratës është shpallur operatori ekonomik “Ramadan Raçi B.I.” nga Mazgiti i Obiliqit, ndërsa sipas dokumentit në këtë tender ishte pranuar vetëm një ofertë, IndeksOnline.

Kontrata është dhënë më 17 korrik 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 27 gusht 2026 (nesër e premte).

Marrëveshja ka kohëzgjatje prej 36 muajsh.

Procedura është zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, qëllimi i kontratës është mirëmbajtja dhe furnizimi me pjesë ndërrimi për automjetet IVECO Astra, me synim rritjen e operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave të FSK-së. /IndeksOnline/