Alvaro Morata do të rikthehet në futbollin spanjoll.
Ai ka vendosur t’i bashkohet Leganesit nga Como, e cila bën garat në ligën e dytë të Spanjës “La Liga Hypermotion”.
Marrëveshja do të jetë një huazim, me Leganesin që ka opsionin e blerjes në fund të sezonit.
Sezonin e kaluar luajti në 30 ndeshje me Comon, ku shënoi vetëm 1 gol dhe bëri 2 asistime./IndeksOnline/
