Ilir Vrenozi, ish-banor i “Big Brother VIP 5”, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me fituesin potencial të edicionit të pestë të reality show-t, duke shprehur zhgënjim ndaj Brikena Selmanit.

I ftuar sot në emisionin “Breaking” me Dafina Hysa, Vrenozi komentoi zhvillimet e fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Gjatë intervistës, Vrenozi surprizoi publikun duke deklaruar se fitues i mundshëm i këtij edicioni mund të jetë Rogert Sterkaj.

Ai theksoi se Rogerti është individi më i drejtë në shtëpi, madje më i drejtë se Brikena Selmani. Vrenozi u shpreh i zhgënjyer nga banorja, duke specifikuar se shkaku ishte një bisedë mes saj dhe Mateo Borrit. Biseda kishte të bënte me ftesat për ish-banorët në dasmën që do të zhvillohet sonte, ku Brikena përmendi emrin e Kristi Lamajt si të parin që do të ftonte, ndërsa Mateo përmendi edhe Ilirin.

Duke përmbyllur argumentin e tij, ish-banori u shpreh: “Rogerti mund të fitojë. Është i drejtë ai. Më i drejtë se Brikena. Ai mund të fitojë. Jam zhgënjyer nga Brikena.”