Dhuna në familje po vazhdon të jetë dukuri shqetësuese në vendin tonë.

Një rast i tillë i dhunës në familje se fundmi ka ndodhur në Komunën e Pejës.  

I dyshuari është zyrtar policor, i cili ka përfunduar në pranga të kolegëve të tij.

IndeksOnline mëson se i arrestuari është Esmir Hodziç.

I njëjti është polici kufitar nga Vitomirica dhe i përket komunitetit boshnjak. /IndeksOnline/