Skuadra e Spartakut të Moskës ka barazuar 1:1 ndaj Orenburgit, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Premier League të Rusisë.

Golin e barazimit për skuadrën vendase e shënoi Mirlind Daku.

Daku shënoi gol nga penalltia në minutën e 76’të.

Ky ishte goli i parë i sulmuesit shqiptar me skuadrën e Spartakut të Moskës.