**Anëtari i LDK-së, Visar Azemi, dorëzon dosje në Polici për parregullsitë me matësit e KEDS-it**

**Prishtinë** – Anëtari i LDK-së, Visar Azemi, është parë pak minuta më parë duke hyrë në Stacionin Policor në Prishtinë, duke mbajtur disa dosje në dorë.

Partia e tij, LDK, kishte njoftuar ditën e hënë se Azemi do të dorëzonte në polici një dosje lidhur me parregullsitë e dyshuara në matësit e energjisë elektrike.

Siç ka denoncuar vetë anëtari i LDK-së prej ditësh, matësit e KEDS-it kanë shfaqur probleme me orarin e ndërrimit të tarifave dhe nuk kanë kryer matje të saktë të shpenzimeve të energjisë elektrike.