Albulena Haxhiu nis detyrën si Ushtruese e Detyrës së Presidentes, pritet ngrohtë nga stafi
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka filluar sot detyrën e saj të re si Ushtruese e Detyrës së Presidentes së Kosovës. Ajo u prit me një pritje të ngrohtë dhe me lule nga stafi i Presidencës, duke shënuar kështu fillimin e angazhimit të saj në këtë post.
Haxhiu shprehu mirënjohje për pritjen e përzemërt dhe atmosferën pozitive që gjeti në institucionin e ri. Në një postim në rrjetet sociale, ajo theksoi: “Faleminderit stafit të Presidencës për pritjen e ngrohtë dhe atmosferën e këndshme në mëngjesin e sotëm.”
Marrja e detyrës nga Albulena Haxhiu vjen pas dorëzimit të saj nga Vjosa Osmani, e cila të shtunën e kaluar përfundoi mandatin e saj si Presidente e Kosovës.
